Politike

Meta shpalli Borchard “non-grata”, zyra e OSBE në Tiranë: S’kemi asnjë qendrim!

Ndërkohë që më herët, edhe në takimin e zhvilluar pasditen e kësaj të hëne me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli, Dosja.al mësoi se Borchardt nuk është lejuar të marrë pjesë.
Featured image of article: Meta shpalli Borchard “non-grata”, zyra e OSBE në Tiranë: S’kemi asnjë qendrim! Berndt Borchardt, zyra e OSBE

TIRANË- Pas qëndrimit të ashpër të presidentit Ilir Meta i cili shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Berndt Borchardt, ka ardhur edhe një reagim zyrtar. Në një reagim për Report Tv, zyra e OSBE bën me dije se për momentin nuk ka asnjë qendrim zyrtar për aktin e Metës. “Për momentin nuk kemi asnjë qendrim zyrtar për këtë çështje”-, është shprehur OSBE. 

 

Ndërkohë që më herët, edhe në takimin e zhvilluar pasditen e kësaj të hëne me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli, Dosja.al mësoi se Borchardt nuk është lejuar të marrë pjesë.

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard në institucionin e presidencës.. Kjo lëvizje lidhet me dy arsye që sipas Metës e bëjnë Borchardt të padëshiruar.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment