Politike

Zv.ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Metës, takim kokë më kokë për më shumë se një orë

Mësohet se fokusi i diskutimit ka qenë vendimi i presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, për shkak të situatës së tensionuar politike.
Featured image of article: Zv.ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Metës, takim kokë më kokë për më shumë se një orë

TIRANË– E ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones,  ditën e sotme shkoi në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku më shumë se një orë zhvilluan së-bashku një takim. 

Mësohet se fokusi i diskutimit do të jetë vendimi i presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, për shkak të situatës së tensionuar politike.

Pjesë e diskutimit pritet të jetë dhe vendimi i maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës.

Nuk dihet ende se nga kush është kërkuar ky takim. Kujtojmë se se Meta sot do të flas sërish në orën 17:00 në një konferencë për mediet, në lidhje me debatin për shkarkimin e tij. Ndërkohë në kuvend ka nisur seanca për rezolutën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

(J.V/A.B. Dosja.al)

Shto Koment