Politike

Lëvizje e re politike? Meta thirrje popullit për protesta: Të bashkohemi të gjithë në një lëvizje dhe të rivendosim demokracinë

Meta kërkon ngritjen e qytetarëve që të bashkohen në një lëvizje për të rivendosur demokracinë në vend.
Featured image of article: Lëvizje e re politike? Meta thirrje popullit për protesta: Të bashkohemi të gjithë në një lëvizje dhe të rivendosim demokracinë Burgu i Spaçit, Qafë Barit dhe pamje nga protesta e 17 majit 2020

TIRANË- Një ditë pasi Kryeministri Edi Rama u shpreh se Presidenti Ilir Meta po përgatitet për krijimin e një force të re politike, ky i fundit sot i ka bërë thirrje popullit për protesta. Presidenti Ilir Meta teska ka përkujtuar  revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit, shkruan se duhet nderuar të gjithë ata zemërluanët që ngritën zërin kundër diktaturës, që për të ishte më e egra në Evropë. Në një reagim në mediat sociale, Meta kërkon ngritjen e qytetarëve që të bashkohen në një lëvizje për të rivendosur demokracinë në vend. 

Më tej ai e lidh revoltën e Qafë Barit dhe Spaçit me protestën e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit dhe shkruan se këta të fundit fituan admirimin e mbarë Europës për kauzen e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale.

“Maji është një muaj i veçantë, i përkujtimit të Revoltave kundër diktaturës më të egër që njohu Europa për gjysmë shekulli. Ndaj ne nderojmë me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën. Ata thyen mitin e paprekshmërisë të regjimit kriminal dhe treguan se nuk mund të ishte i përjetshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një FRONT TË BASHKUAR PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme. Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë.

Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës. Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzen e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale. TË GJITHË TË NGRIHEMI PËR DEMOKRACINË! KUR NGRIHET POPULLI BIE TIRANIA! LIRIA FITOHET DHE NUK DHUROHET! 🇦🇱”, shkruan Meta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment