Politike

Meta ktheu ligjin për Vettingun në Polici, Siguria e rrëzon

Komisioni Sigurisë, Lleshaj iu përgjigj Metës duke thënë që se argumentet e tij ishin paranojake dhe abrurde.
Featured image of article: Meta ktheu ligjin për Vettingun në Polici, Siguria e rrëzon Ilir Meta dhe Sandër Lleshaj

TIRANË– Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Meta për kthimin e ligjit të vettingut në policinë e shtetit.

Ilir Meta në dekretin e tij shkruante se ligji cënon parimet dhe standardet duke mos garantaur standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri.

Kreu i shtetit vlerësonte ligjin e parë të miratuar kur ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj, ndërsa në shpalljen zyrtare shprehet se me ndryshimet e bëra në ligjin e përshpejtuar më 28 mars pasardhësi i Xhafajt, Sandër Lleshaj kërkon të kontrollojë procesin e Vettingut.

Por sot nga Komisioni Sigurisë, Lleshaj iu përgjigj Metës duke thënë që se argumentet e tij ishin paranojake dhe abrurde.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment