Politike

“Disa nene kanë probleme”, Meta kthen në Kuvend ligjin për ‘proceset kalimtare të pronësisë’: Rrezikon të krijojë tension kushtetues

Në një njoftim nga Presidenca, bëhet me dije se Meta ka gjetur disa probleme në këtë ligj dhe kërkon nga deputetët që të reflektojnë dhe në miratimin e dytë t’i kenë bërë ndryshime.
Featured image of article: “Disa nene kanë probleme”, Meta kthen në Kuvend ligjin për ‘proceset kalimtare të pronësisë’: Rrezikon të krijojë tension kushtetues

TIRANË- Presidenti i Ilir Meta me anë të një dekreti ka kthyer për rishqyëtim në Kuvendin ligjin për procesin kalimtar të pronave në Shqipëri. Në një njoftim nga Presidenca, bëhet me dije se Meta ka gjetur disa probleme në këtë ligj dhe kërkon nga deputetët që të reflektojnë dhe në miratimin e dytë t’i kenë bërë ndryshime.

Sipas Kreut të Shtetit njo nismë ligjore nuk kaloi për miratim si paketë bashkë me ligjin nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, siç u propozua, ndërkohë që u kërkua opinioni i Komisionit të Venecias për dispozita të projektligjit, të cilat kishin të bënin me kriteret për konfirmimin e të drejtës së pronësisë për tokën bujqësore për personat që dispononin Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi.

Më tej Presidenti shton se pasi është konsultuar me Kushtetutën dhe me kuadrin ligjor në fuqi, çmon se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas Metës ky ligj: cenon parimin e sigurisë juridike; bie ndesh me dispozita kushtetuese; rrezikon të krijojë tension kushtetues si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Është e nevojshme që parashikimi i bërë në nenin 12 të ligjit nr. 20/2020 të rivlerësohet edhe një herë nëse duhet të jetë ose jo, pjesë e ligjit nr. 20/2020. Kjo dispozitë e vendosur apo renditur në mënyrë të gabuar në dispozitat e këtij ligji do të krijonte pasoja të rënda, dhe mbivendosje kompetencash midis dy organeve, çka do të sillte veç të tjerash, trajtimin e subjekteve të të njëjtit ligj në mënyrë të pabarabartë dhe krejtësisht të ndryshme, duke shkaktuar diskriminim”, shkruan Meta në arsyetimin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për të lexuar të plotë dekretin e Presidentit klikoni KËTU

Ligji i Pronave është miratuar në Kuvend me 94. Më herët kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka shpejguar ligjin para deputëve, ku thase ky ligj është më social dhe nuk nxjerr nga shtëpitë qytetarët, të cilët kanë një shtëpi edhe pse kjo nuk është e legalizuar. Lame po ashtu tha se shumë shpejt do ketë një mbyllje të procesit të regjistrimit dhe pajisjes me certifikatë pronësie të objekteve të ndërtuara para vitit 1991. Nga ana tjetër minoriteti grek, por dhe Athina zyrtare kanë reaguar kundër qeverisë duke thënë se ky ligj ka për synim që të marrë pronat e minoritetit në jug të Shqipërisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment