Politike

Meta mban konferencën e dytë urgjente në ditën e HESHTJES ZGJEDHORE! Kërkon llogari për vrasjen Pjerin Xhuvanit

  • Meta i drejton 5 pyetje Prokurorisë së Elbasanit
  • Presidenti i sjell në vëmendje Kreshnik Ajazit se vëllai i tij kandidon për deputet si kandidat i PS në Elbasan, dhe e pyet nëse ndihet në konflikt interesi.
    Featured image of article: Meta mban konferencën e dytë urgjente në ditën e HESHTJES ZGJEDHORE! Kërkon llogari për vrasjen Pjerin Xhuvanit Ilir Meta

    TIRANË– Një ditë para zgjedhjeve, që quhet ‘heshtje zgjedhore’, presidenti Meta mbajti një konferencë të dytë urgjente, sërish lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

    Në një dalje urgjente, Meta i kërkoi llogari kreut të Prokruorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për ngjarjen e ndodhur më 21 janar, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani. Ai i drejtoi pesë pyetje, lidhur me vonesën e hetimeve. Ai pyeti pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të partisë Demokratike dërguar për kompetencë prej SPAK dhe pse Gazment Bardhi nuk është thirrur më herët. 

    Presidenti i sjell në vëmendje Kreshnik Ajazit se vëllai i tij kandidon për deputet si kandidat i PS në Elbasan, dhe e pyet nëse ndihet në konflikt interesi.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    (kle.mu./dosja.al)

    Shto Koment