Politike

Meta anuloi zgjedhjet, Rama: Plan i bërë me kohë, në 30 qershor shqiptarët do votojnë

  • Rama “shpërthen” kundër Metës: Kokërr tespie e Sali Berishës, jam tri hapa para!
  • Rama tha se ishte e planifikuar, fotoja Meta- Berisha që ngacmoi egon e kryeministrit
  • Kryeministri ka thënë se në 30 qershor shqiptarët do të drejtohen në kutitë e votimit, pasi siç tha ai, zgjedhjet janë të popullit, e jo të partive dhe të presidentit.
    Përditësuar:

    BERAT- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ilir Metës pas vendimit të tij për të anuluar datën e zgjedhjeve. Kryeministri ka thënë se në 30 qershor shqiptarët do të drejtohen në kutitë e votimit, pasi siç tha ai, zgjedhjet janë të popullit, e jo të partive dhe të presidentit. Kryeministri tha se shqiptarët do të shpëtojnë nga kjo klasë politike, që siç tha ai nuk e ka suprizuar dhe lëvizjen e Metës e cilësoi si të planifikuar prej kohësh.

    Pjesë nga fjala e Ramës në Berat:

    Tani sapo më solli një letër vajza. Përsëri gabim, përsëri zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershosh. Nuk jam i befasuar, e prisja edhe këtë. Nuk është gjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi. As qeverinë nuk e marrin dot zvarrë dhe ne në 30 qershor do të bëjmë zgjedhje. Se nuk janë të partive dhe as të presidentit por të popullit shqiptare. E kuptoni se çfarë çorapi duan të bëjnë jetën demokratike. Duan t’ thonë shqiptarëve që ky vend nuk bëhet. Por ky vend do të bëhet. Nuk jam i befasuar, se ky plan është bërë prej shumë kohësh. E prisja edhe këtë. Përgjimet, tentativë e kotë. Unë jam tre hapa përpara. Do habiten, edhe kur ta shohin si ju ndodh kësaj here. Kur i shihni që bërtasin, mos harroni që bërtasin nga frika. Kujtoni Benin e vetëm në pyll dhe tregojuani edhe më të rinjve, kur Beni ecte nëpër pyll dhe në errësirë dhe bërtiste që të trembte frikën e vetë. Ata kanë frikë të madhe dhe s’kanë faj.

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar sot zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje. Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e dhunshme. Argumentet shtjerruese, thekson Meta do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment