Aktualitet

Merrte 500 € për çdo emigrat që trafikonte, Policia arreston në flagrancë 21-vjeçarin: E kapëm duke transportuar 9 shtetas të huaj

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu është kapur në flagrancë duke trafikuar 9 shtetas të huaj.
Featured image of article: Merrte 500 € për çdo emigrat që trafikonte, Policia arreston në flagrancë 21-vjeçarin: E kapëm duke transportuar 9 shtetas të huaj

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një 21-vjeçar, i cili trafikonte emigrantë të paligjshëm. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu është kapur në flagrancë duke trafikuar 9 shtetas të huaj.

Shtetasi R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë merrte 400 deri në 500 euro për çdo emigrant që trafikonte. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së”, shkruan Policia në njoftimin për mediat.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar “Mengel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Kapet duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 – 500 euro për person, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Procedohet dhe një shtetase, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Mengel”, në kuadër të operacionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment