Aktualitet

‘Mos më merr në qafë të keqen vëllai’/ GJKKO nis gjykimin për tatimorët që merrnin para nga bizneset, përgjimet e filmuara nga pronari i marketit që i nxorrën zbuluar

Shtatë të pandehurit akuzohen se para dy vitesh, kur mbanin deyrën inspector tatimor, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin para nga biznese të ndryshme në mënyrë që mos t’i gjobisnin ata.
Featured image of article: ‘Mos më merr në qafë të keqen vëllai’/ GJKKO nis gjykimin për tatimorët që merrnin para nga bizneset, përgjimet e filmuara nga pronari i marketit që i nxorrën zbuluar GJKKO

TIRANË– Gjykata e Posaçme për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur sot gjykimin për tatimorët, të cilët u vunë në pranga dy vite më parë. Dosja.al mëson se të pandehur për dosjen janë marrë Artan Kroj, Gentian Elezi, Petrit Hoxha, Saimir Yzeriraj, Ismail Qypi, Alban Muco, Marinel Sulkaj.

Shtatë të pandehurit akuzohen se para dy vitesh, kur mbanin deyrën inspector tatimor, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin para nga biznese të ndryshme në mënyrë që mos t’i gjobisnin ata.

Ishtë një nga pronarët e një biznesi, me inicialet S.Y., ai që ngriti kallëzimin për tatimorët në fjalë. Ai i filmoi personat që sot janë marrë të pandehur, teksa këta të fundit i kërkonin 1 mln lekë në këmbim që mos t’i mbyllnin marketin.

Diskutimet kanë vijuar me pronarin e marketin duke e zbritur shumën e kërkuar në 60 mijë lekë të reja. Përgjimet e mëtejshme zbuluan dhe skemën e korrupsionit që vuri në pranga tatimorët.

Pjesë nga përgjimet:

S.Y.,: Ça të bëj..

Artan Kroj: Për të qarë hallin qenke or vëlla.

 S.Y.,: Çfarë të bëj or të keqen vëllai, aman se po mundohemi për më mirë…Hë treqind i ke këtu…

Artan Kroj: Mos i ke 300, se nga xhepi o shok..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

S.Y.,: Po t’i bëj 300 pastaj, se nuk kam, o të keqen vëllai dhe do t’i jap pastaj…

Artan Kroj: Do t’i japësh pastaj?…Mos më merr në qafë…

S.Y.,: Po çfarë të marr në qafë, po nuk kam më, ku t’i gjej unë, ose më merr mua me vete, më merr me vete…të vij të firmos unë.

Artan Kroj: Po, do të vij pasdite, se 300 i hoqa nga xhepi…

 S.Y,: Po hajde pasdite.

Artan Kroj: Po vij pasdite..(pauzë e gjatë)…

S.Y,: I mori drejtori i tatimeve 300 mijë lekë”

(f.m/dosja.al)

Shto Koment