Aktualitet

Tym dhe flakë/ Digjet në ecje një automjet në rrugën pas Muzeut Kombëtar Tiranë (NJOFTIMI)

FOTO
Siç shihet në foto e siguruara nga Dosja.al makina është përfshirë e tëra nga flakët, ndërkohë bëhet e ditur se shkak ka qenë një difekt teknik. 
Featured image of article: Tym dhe flakë/ Digjet në ecje një automjet në rrugën pas Muzeut Kombëtar Tiranë (NJOFTIMI) Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë para pak minutash. Siç shihet në foto e siguruara nga Dosja.al makina është përfshirë e tëra nga flakët, ndërkohë bëhet e ditur se shkak ka qenë një difekt teknik. Në foto shihet se afër makinës janë mbledhur disa njerëz.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Deri më tani për fat të mirë, nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, sakaq bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë zjarrëfikësit, të cilët kanë bërë të mundur dhe shurjen e flakëve.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë policia në një njoftim bën me dije se mjeti i drejtohej nga gruaja me iniciale K.V dhe pasagjer kishte shtetasin me iniciale E.G . Policia shton se në vendngjarje ka arritur policia e cila po merret me hetimin e ngjarjes.

NJOFTIMI: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendgjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.  Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

(a.k.dosja.al)

Shto Koment