Aktualitet

Merr flakë makina e një vajze tek Liqeni Artificial

Kjo e fundit ka qenë duke udhëtuar në këtë zonë të kryeqytetit në mometnin që makina ka marrë flakë. Shkak për zjarrin mësohet se është bërë një defekt teknik. Vajza ka shpëtuar ndërsa makina ka marrë dëme të shumta materiale.
Featured image of article: Merr flakë makina e një vajze tek Liqeni Artificial Digjet makina

TIRANË– Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, makina është në pronësi të një vajze me inicialet B.M..

Kjo e fundit ka qenë duke udhëtuar në këtë zonë të kryeqytetit në mometnin që makina ka marrë flakë. Shkak për zjarrin mësohet se është bërë një defekt teknik. Vajza ka shpëtuar ndërsa makina ka marrë dëme të shumta materiale.

Njoftimi i policisë Tiranë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment