Aktualitet

“Më sill 10 mijë euro ose do të vras”, kërcënoi dhe qëlloi me armë zjarri biznesmenin, arrestohet Feruzan Shehu në Bulqizë

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Shehu akuzohet se në bashkëpunim me 27-vjeçarin Alban Tançi, dhe vëllanë e këtij të fundit, M. Tançi, ka kërcënuar biznesmenin Gëzim Balla në Bulqizë.
Featured image of article: “Më sill 10 mijë euro ose do të vras”, kërcënoi dhe qëlloi me armë zjarri biznesmenin, arrestohet Feruzan Shehu në Bulqizë Arrestim (Ilustruese)

BULQIZË– Feruzan Shehu, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit Gëzim Balla, ka rënë në pranga ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Shehu akuzohet se në bashkëpunim me 27-vjeçarin Alban Tançi, dhe vëllanë e këtij të fundit, M. Tançi, ka kërcënuar biznesmenin Gëzim Balla në Bulqizë.

Mësohet se Shehu është një prej personave që e ka telefonuar Balëln dhe i ka kërkuar që t’i japë 10 mijë euro, ose përndryshe do ta vriste.

“Më jep 10 mijë euro ndryshe do të të vras,”- mësohet se thuhej gjatë telefonatës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Biznesmeni Balla e denoncoi në Polici dhe shkoi bashkë me ta në një takim me të riun. Pikërisht në këtë moment, pasditen e 16-qershorit, Shehu qëlloi 5 herë me armë zjarri drejt biznesmenit dhe u largua bashkë me dy vëllezërit.

Fatmirësisht, “shënjestra” u shpëtoi plumbave dhe mbeti i plagosur vetëm në dorë. Nga arratia Shehu deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt me Ballën, por gjithçka e kishte me kryebashkiakun Lefter Alla. Por tashmë ai është vënë në pranga dhe do të japë llogari para drejtësisë. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment