Aktualitet

“Më rrezikohet jeta në Turqi”, refuzohet azili politik në Shqipëri për gylenistin Selami Semsik, vendimi: S’i përmbush kushtet

FOTO
Sipas vendimit të siguruar nga Dosja.al, shihet se si Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, Sokol Sheti ka firmosur shkresën ku thuhet se shtetasi turk, Selami Semsik nuk i përmbush kushtet për njohjen e të drejtës së azilit.
Featured image of article: “Më rrezikohet jeta në Turqi”, refuzohet azili politik në Shqipëri për gylenistin Selami Semsik, vendimi: S’i përmbush kushtet

TIRANË– Gylenistit Selami Semsik i është refuzuar e drejta për azil politik në Shqipëri. Dosja.al mëson se pas këtij vendimi, gylenisti Semsik, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Gulen, do të ekstradohet drejt Turqisë.

Sipas vendimit të siguruar nga Dosja.al, shihet se si Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, Sokol Sheti, bashkë me tre specialistët, kanë firmosur shkresën ku thuhet se shtetasi turk, Selami Semsik nuk i përmbush kushtet për njohjen e të drejtës së azilit.

Vendimi:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, gylenisti ka të drejtë ankimimi për këtë vendim, brenda 15 ditëve, pranë Komisionit Kombetar për Azilin dhe Refugjatët.

Më datë 9 mars, gylenisti Semsik kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretednimin se në Turqi i rrezikohej jeta.

Selami Simsek, shtetasi turk, u vu në pranga për falsifikim të dokumenteve. Ai u arrestua më 8 korrik 2019, pasi kërkonte që të largohej drejt Kanadasë me dokumente false nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Atij ju sekuestrua pasaporta false dhe bashkë me shokun e tij Harun Çelik përfunduan në burg. Harun Çelik u dërgua në Turqi dhe tashmë pas tij mund të shkojë edhe Simsek.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment