Aktualitet

Transporti publik në Tiranë nis nesër nga ora 05:00 e mëngjesit, abonetë e marsit janë të “djegura”, korriku vetëm me biletë

Kështu, çdo qytetar që do të hipë në urban do të jetë i pajisur me maskë. Përgjegjësia për të ruajtur masat për COVID-19 nuk është e shoferëve dhe stafit të kompanive por e qytetarëve.
Featured image of article: Transporti publik në Tiranë nis nesër nga ora 05:00 e mëngjesit, abonetë e marsit janë të “djegura”, korriku vetëm me biletë Foto ilustruese

TIRANË- Transporti publik në kryeqytet do të rinisë nesër. Burime për dosja.al bëjnë me dije se shoqatat e transportit publik kanë arritur marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës. Nga nesër, urbanët do të jenë në dispozicion të qytetarëve që prej orës 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë që abonetë e blera nga qytetarët për muajin mars, mund t’i quani të djegura, pasi nuk janë të vlefshme. Muaji korrik do të vazhdojë me bileta, dhe shpërndarja e aboneve do të rinisë në muajin gusht.

Përsa i përket protokollit, po të njëjtat burime bëjnë me dije se përgjegjësia nuk është e shoqatave të transportit por e qytetarëve. Kështu, çdo qytetar që do të hipë në urban do të jetë i pajisur me maskë. Përgjegjësia për të ruajtur masat për COVID-19 nuk është e shoferëve dhe stafit të kompanive por e qytetarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej 12 marsit e deri më sot, urbanët u pezulluan në Shqipëri si pasojë e masave kundër COVID-19. Të vetmet urbanë që “patrulluan” në kryeqytet gjatë periudhës së karantinës kanë qenë ata që transportuan mjekë, infermierë nëpër spitalet e vijës së parë. Ndërkohë që edhe me lirimin e aktivitetit ekonomik, shoqatat e transportit nuk pranuan të dilnin në punë me pretendimin se janë të goditur nga pandemia dhe iu duhej rritje e çmimit të biletës, heqje e TVSH-së dhe akzicës për naftën. Pas disa protestave, bashkia e Tiranës kërcënoi me heqjen e licencës që duket se ka qenë edhe mjeti “negociues” publik-privat për këtë çështje.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment