Aktualitet

Mbyti me duar gruan dhe e “zbukuroi” për varrim/ Shtyhet seanca në Krimet e Rënda për Namik Velajn

Shtyhet seanca në Krimet e Rënda për Namik Velajn.
Featured image of article: Mbyti me duar gruan dhe e “zbukuroi” për varrim/ Shtyhet seanca në Krimet e Rënda për Namik Velajn Namik Velaj

Tiranë- Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për Namik Velajn i cili vrau gruan e tij. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 35 vite burg pasi akuzohet se vrau gruan e tij dhe fshehu krimin e rëndë.

Si ndodhi ngjarja

Në janar të vitit 2017, Namik Velaj është konfliktuar me bashkëshorten e tij, Verke Velajn në banesën e tyre në Patos dhe e ka keqtrajtuar atë duke e mbytur dhe thyer krahun. Pas vrasjes, ai menjëherë ka nisur të thurë planin për zhdukjen e provave. Ai ka thirrur një mjek të Qendrës Shëndetësore të Patosit, shtetasin Ilir Tanku.

Ky i fundit, në shkelje të ligjit, ka përcaktuar se shkak i vdekjes së të moshuarës ka qenë hipertensioni, duke e trajtuar si vdekje natyrale. Në këto kushte, Namik Velaj ka nisur të zhdukë provat për krimin e kryer duke organizuar vetë ceremoninë mortore.

Ai i ka vendosur viktimës një shall rreth qafës në mënyrë që të zhdukte shenjat e dhunës në qafën e saj. Një ditë më pas, gjatë ceremonisë mortore, familjarët e viktimës kanë kërkuar që të lëvizin trupin dhe ta shohin, por Namik Velaj ka kundërshtuar. Ai u ka kërkuar atyre që të mos ia hiqnin shallin trupit të viktimës, pasi e kishte amanet nga vajza, e cila kishte ndërruar jetë një vit para ngjarjes.

Përkundër insistimit të Velajt, familjarët e viktimës kanë insistuar dhe kanë mundur që t’ia heqin shallin kufomës, duke konstatuar mavijosje të qafës dhe fryrje në shpatull. Që të mos binin në sy tek autori i krimit, familjarët e viktimës kanë preferuar të heshtin dhe ta ndjekin rastin në rrugë ligjore.

J.V/Dosja.al

Shto Koment