Aktualitet

Mbytet 75-vjeçari nga Kosova në plazhin e Velipojës, pushuesit: U vonua ambulanca, pritëm një orë

VIDEO
  • Pushuesit në Velipojë revoltohen pasi kosovarit iu ndal zemra
  • Mësohet se 75-vjeçari, është ndjerë keq në momentin që është futur në ujë. Të afërmit dhe njerëzit aty pranë, kanë shkuar që ta ndihmojnë.
    Featured image of article: Mbytet 75-vjeçari nga Kosova në plazhin e Velipojës, pushuesit: U vonua ambulanca, pritëm një orë Foto nga Klan Kosova
    Përditësuar:

    SHKODËR– Një 75-vjeçar nga Kosova, i cili kishte ardhur të kalonte pushimet në Shqipëri është mbytur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në palzhin e Velipojës. Mësohet se 75-vjeçari, është ndjerë keq në momentin që është futur në ujë. Të afërmit dhe njerëzit aty pranë, kanë shkuar që ta ndihmojnë.

    I moshuari nga Kosova është nxjerrë me shenja jete nga uji, por gjendja e tij shëndetësore është komplikuar më tej dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet identiteti i pushuesit, ndërkohë që trupi i tij po dërgohet në morgun e spitalit të Shkodrës.

    Mirwpo, mediat kosovare kanw publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes. Ata kanë publikuar edhe pamjet nga momenti kur ambulanca merr 75-vjeçarin me barrelë, ndërkohë që në sfond, shihen njerëz të tronditur nga ajo që kanë parë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ata shpërthejnë në të bërtitura, dhe shprehen se kanë një orë që presin ambulancën dhe se për shkak se ajo është vonuar, pushuesi ndërroi jetë. “Marre, marree t’ju vijë, ju qittë Zoti fare…kemi një orë që presim është turp,”- dëgjohen ata të thonë.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment