Aktualitet

Mbytet një pushues tek Shkëmbi i Kavajës, 73-vjeçari nga Kosova ndërron jetë teksa po lahej në det

Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. 
Featured image of article: Mbytet një pushues tek Shkëmbi i Kavajës, 73-vjeçari nga Kosova ndërron jetë teksa po lahej në det Foto ilustruese

DURRËS- Një pushues nga Kosova është mbytur sot në plazhin e Durrësit. Dosja.al mëson se viktima është një 73-vjeçar nga Kosova, i cili prej ditësh kishte ardhur në Shqipëri për të bërë pushimet.

Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. 

Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes“, njofton Policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy ditë më parë është shënuar një tjetër viktimë në plazh. Një i moshuar, rreth 75 vjeç ka ndërruar jetë në Shëngjin. Viktima është një i moshuar nga Kosova, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të pushuar, ai ishte futur për tu larë dhe ka pësuar atak kardiak.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment