Aktualitet

Gjendet e mbytur në lumin e Bulqizës një 32-vjeçare

Gjendet e mbytur në lumin Bulqizës një 32-vjeçare me iniciale M.F.
Featured image of article: Gjendet e mbytur në lumin e Bulqizës një 32-vjeçare Foto ilustruese

Bulqizë- Në lumin e Bulqizës është gjetur e mbytur një 32-vjeçare me iniciale M.F.  Viktima është gjetur nga banorët e zonës mbrëmjen e djeshme në orën 21:30, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Sipas policisë ngjarja është aksidentale pasi nga këqyrja e trupit nga eksperti mjeko-ligjor, të viktimës nuk rezultojnë shenja dhune apo dëmtimesh të tjera.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja  M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë.

Nga kqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment