Aktualitet

Mbytet 19 vjeçari në Kukës, polumbarët nuk arrijnë të gjejnë dot trupin, nisin kërkimet nesër

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu ishte futur të lahej në rezervuarin e Novosejës, por nuk ka dalë më gjallë që aty.
Featured image of article: Mbytet 19 vjeçari në Kukës, polumbarët nuk arrijnë të gjejnë dot trupin, nisin kërkimet nesër Foto Ilustruese

KUKËS– Një 19-vjeçar me incialet S.B., është mbytur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu ishte futur të lahej në rezervuarin e Novosejës, por nuk ka dalë më gjallë që aty.

Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Ndërkohë trupi i të riut nuk është gjetur ende. Polumbarët do të nisin kërkimet ditën e nesërme në rezervuarin e Novosejës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë Kukës: Në fshatin Novosej, në rezervuar, dyshohet se është mbytur duke u larë shtetasi S.B., rreth 19 vjeç. Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment