Bota

SHBA/ E RËNDË në Capitol Hill, 25-vjeçari Noah Green përplas dy policë me makinë, njëri vdes në spital, sulmuesi ekzekutohet nga autoritetet

  • Siguria në Kapitol/ FBI paralajmëroi për sulme të mundshme pas protestave të 6 Janarit, sot u kapën të papërgatitur
  • Policia e Kapitolit thotë se të gjitha ndërtesat e Kapitolit po mbylleshin “për shkak të një kërcënimi të jashtëm të sigurisë” dhe anëtarëve të stafit iu tha se nuk mund të hynin ose dilnin nga ndërtesat.
    Featured image of article: SHBA/ E RËNDË në Capitol Hill, 25-vjeçari Noah Green përplas dy policë me makinë, njëri vdes në spital, sulmuesi ekzekutohet nga autoritetet Pamje nga vendngjarja

    SHBA–Policia mbylli Kapitolin e SHBA pas një sulmi ndaj një barrikade ku ndodheshin dy oficerë policie.

    Policia e Kapitolit thotë se të gjitha ndërtesat e Kapitolit po mbylleshin “për shkak të një kërcënimi të jashtëm të sigurisë” dhe anëtarëve të stafit iu tha se nuk mund të hynin ose dilnin nga ndërtesat. Ajo konfirmoi më parë se dikush përplasi një automjet ndaj një barrikade ku ndodheshin dy oficerë policie pranë Constitution Avenue. Më pas, shoferi ka dalë nga mjeti i armatosur me një thikë në dorë, por është neutralizuar menjëherë nga forcat e tjera të sigurisë.

    Katër zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit informuan se i dyshuari si një 25-vjeçar nga Indiana me emrin Noah Green. Green ju drejtua me makinën e tij barrikadës së rrethimit në Kapitol duke marrë përpara dy oficer policie, ai më pas thuhet se ka dalë nga makina me një thikë në dorë.

    Policia e Kapitolit të SHBA u përgjigj dhe qëlloi të dyshuarin, i cili u mor në paraburgim. Burimet thonë se i dyshuari ishte i vetëdijshëm dhe u dërgua në një spital ku mendohet se ka ndërruar jetë.

    Yogananda Pittman, ushtruesja e detyrës së shefes së Policisë së Kapitolit të SHBA-së, tha se policia e Kapitolit të SHBA-së ka identifikuar oficerin që u vra në sulm këtë pasdite si William “Billy” Evans.

    FBI në Uashington, DC, po i përgjigjet situatës në Kapitolin e SHBA për t’i ndihmuar ata.

    Por kjo gjë na sjell në vëmendje se pak ditë pas sulmit të 6 Janarit FBI-ja paralajmëroi se ekzistonin plane për protesta të armatosura në kryeqytetet e të 50 shteteve amerikane si dhe në Uashington, ndërkohë që afronte dita e inaugurimit të presidentit të ri.

    Një qarkore e brendshme e FBI-së paralajmëroi se, sipas analizave të bëra protestat mund të filloni një javë para dhe të vazhdonin deri në ditën e inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden, sipas zyrtarëve federalë që kishin lexuar hollësitë e njoftimit dhe folën me agjencinë e lajmeve Associated Press. Hetuesit besonin se disa prej pjesëmarrësve bëjnë pjesë në grupe ekstremiste, thanë zyrtarët.

    Natyrshëm edhe pse gjatë inagurimit të presidentit Joe Biden nuk pati incidente, kjo gjë duhej të shërbente si një këmbanë alarmi për sigurinë e institucioneve të SHBA. Pas sulmit të 6 Janarit, shumëmasa u morën për të garantuar sigurinë e Kapitol, ku mijëra ushtarë të Gardës u trajnuan dhe materiale shtesë sigurie u vendosën përreth ndërtesës.

    (d.a/dosja.al)

    • 22:35

      Identifikohet oficeri i vrarë nga sulmi në Kapitol, ai është William ‘Billy’ Evans i cili shërbente prej 18 vitesh në detyrë

      william billy evans

      Policia e Kapitolit të SHBA-së ka identifikuar oficerin që u vra në sulm këtë pasdite si William “Billy” Evans. “Me trishtim të thellë unë ndaj lajmin e vdekjes së Oficerit William ‘Billy’ Evans këtë pasdite nga dëmtimet e pësuara pas një sulmi në Barrikadën e Veriut nga një sulmues i vetëm,“- tha në një deklaratë shefja e përkohshme eUSCP, Yogananda Pittman. Pittman vuri në dukje se Evans, i cili nuk i mbijetoi plagëve të tij pasi u godit nga një makinë që kaloi nëpër një pengesë sigurie, kishte qenë një anëtar i forcës USCP për 18 vjet. “Ai filloi shërbimin e tij USCP në 7 Mars, 2003 dhe ishte një anëtar i Njësisë së Përgjigjes së Parë të Divizionit të Kapitollit,”- tha Pittman. “Ju lutemi mbani oficer Evans dhe familjen e tij në mendimet dhe lutjet tuaja.”- përfundoi Pittman.

    • 22:13

      Zbulohet atentatori i Kapitolit, Noah Green është 25-vjeçari nga Indiana i cili vrau një oficer dhe u ekzekutua nga policia

      Pamje nga vendngjarja

      Zbulohet identiteti i personit që sulmoi sot dy oficer policie në Kapitol të SHBA-së. Katër zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit informuan se i dyshuari si një 25-vjeçar nga Indiana me emrin Noah Green. Green ju drejtua me makinën e tij barrikadës së rrethimit në Kapitol duke marrë përpara dy oficer policie, ai më pas thuhet se ka dalë nga makina me një thikë në dorë. Oficerë të tjerë prezend në vendngjarje e kanë neutralizuar duke qëlluar drejt tij ku si pasojë ka humbur jetë. Viktimë e këtij sulmi ka mbetur dhe njëri prej oficerëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur pasi ende nuk janë informuar familjarët e tij.

    • 21:28

      Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti është “i vetëdijshëm” për incidentin në Kapitol

      Joe Biden

      Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se Presidenti Biden është “i vetëdishëm” për incidentin në Kapitol. Biden nuk është në Shtëpinë e Bardhë. Ai arriti në Camp David në 12:53 pasdite ET ku po kalon fundjavën e Pashkëve. Psaki i bëri komentet për një reporter të grupit.

    • 21:15

      Nancy Pelosi urdhëron që flamujt e Kapitolit të valviten në gjysës shtizë në nder të oficerit të vrarë

      Nancy Pelosi

      Kryetarja e Dhomës së Parë, Nancy Pelosi ka urdhëruar që flamujt në Kapitolin e SHBA të valviten në gjysmë shtizë. Zv shefi i stafit të Pelosi, Drew Hammill publikoi lajmin në Twitter ku shprehu vendimin e Pelosit.

      Ai tha se kjo gjë mund të vonohet pak pasi i gjithë Kapitoli është në shtetrrethim.

    • 21:03

      Humb jetën një nga policët e plagosur gjatë sulmit në Kapitol, i dyti gjatë këtij viti pas vdekjes së Sicknick më 6 Janar

      Yogananda Pittman

      Yogananda Pittman, ushtruesja e detyrës së shefes së Policisë së Kapitolit të SHBA-së, tha se një oficer i Policisë së Kapitolit kishte vdekur pas sulmit me makinë në bazat e Kapitolit të SHBA-së. “Kjo ka qenë një kohë jashtëzakonisht e vështirë për policinë e Kapitolit të SHBA pas ngjarjeve të 6 janarit, dhe tani ngjarjet që kanë ndodhur këtu sot. Kështu që unë kërkoj që ju të mbani familjen tonë policore të Kapitolit në SHBA në mendimet dhe lutjet tuaja.”-tha ajo. Oficeri që u vra sot është i dyti që vdes në krye të detyrës këtë vit. Oficeri i Policisë së Kapitolit, Brian D. Sicknick,  vdiq një ditë pas trazirës më 6 janar “për shkak të plagëve të marra gjatë kryerjes së detyrës”, tha Policia e Kapitolit në një deklaratë. Dy oficerë vdiqën pasi iu përgjigjën sulmeve. “Ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë dhe sfidues për ne, por ne do ta kalojmë këtë,” shtoi ajo në fund të konferencës.

    • 20:38

      SHBA/ Mijëra trupa të Gardës Kombëtare kanë rrethuar Kapitolin për të mbështetur policinë

      Pamje nga Kapitoli

      Garda Kombëtare e DC vendosi një Forcë të Menjëhershme të Përgjigjes të përbërë nga anëtarë të Gardës Kombëtare në kompleksin e Kapitolit sot për të mbështetur Policinë e Kapitolit të SHBA, tha një zëdhënës i Gardës Kombëtare të DC për CNN. “Për shkak të sigurisë operacionale, ne nuk mund të diskutojmë detaje të mëtejshme në lidhje me QRF (forca e shpejtë e reagimit). Asnjë anëtar i Gardës Kombëtare nuk u plagos në incidentin në Kapitol,” – shtoi zëdhënësi. Ka afërsisht 2,300 anëtarë të Gardës Kombëtare në DC që mbështesin autoritetet lokale, shtetërore dhe federale në DC, tha zëdhënësi.

    • 20:31

      Përplasi me makinë dy oficerët e sigurisë në Kapitol, dyshohet se sulmuesi ka ndërruar jetë

      Pamje nga Kapitoli

      Burime të shumta konfirmojnë se i dyshuari në sulmin e pasdites pranë Kapitolit të SHBA ka vdekur.  Një zyrtar i zbatimit të ligjit konfirmoi më herët se të paktën një nga oficerët ishte goditur me thikë. Më parë, një ndihmës i lartë i Kongresit dhe një burim i Policisë së Kapitolit të SH.B.A.-së i thanë CNN se pasi një shofer përplasi një makinë në një barrikadë në Avenue, shoferi doli nga automjeti duke u sulmuar me thikë. Kompleksi i Kapitolit mbetet në bllokim total, dhe askush nuk po lejohet të hyjë ose të dalë nga ndonjë ndërtesë e Kapitolit.

    • 20:31

      Sulmi në Kapitol, senatori McConnell: Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur realisht

      Mitch McConnell

      Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell shkoi në Twitter për të ofruar lutje dhe mbështetje për dy oficerë të policisë së Kapitolit të SHBA- së të plagosur gjatë incidentit të para disa minutave. “Duke u lutur për oficerët e policisë së Kapitolit të Shteteve të Bashkuara të cilët u sulmuan në Kapitol,”– tha ai për oficerët.Ai vazhdoi duke thënë se ata “ende po mësojnë se çfarë ka ndodhur”. Policia e Kapitolit në SHBA konfirmoi më parë se dikush përplasi një automjet ndaj një barrikade ku ndodheshin dy oficerë policie pranë Constitution Avenue. Policët u plagosën dhe u dërguan në një spital

    Shto Koment