Politike

Mbyllet kapitulli i negociatave, Shqipëria dështon, nuk ka diskutime në axhendë

Mbyllet kapitulli i negociatave, nuk hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Featured image of article: Mbyllet kapitulli i negociatave, Shqipëria dështon, nuk ka diskutime në axhendë Donald Tuks

Tiranë- Në takimin e sotëm të liderëve të 28 vendeve të Europës  nuk pati diskutime në lidhje me çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Lajmi është konfirmuar nga  presidenti i Këshillit të Europës Tusk.

“Bëra gjithçka,  nuk shkoi mirë”,  u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky lajm u parapri nga mediet italiane të cilat shkruan se pas debateve të ashpra mes liderëve të BE-së që  në Bruksel, nuk u arrit që të bindej Presidenti francez Macron dhe dy shtetet e tjera si Holanda me Danimarkën. Franca ka cituar arsyet procedurale për bllokimin e të dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i pranimit në BE ka nevojë për një rregullim. Por Parisi gjithashtu e ka të qartë pikëpamjen e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme të fillojnë procesin e anëtarësimit në BE.

J.V/Dosja.al

Shto Koment