Politike

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta: Diskutuam për koordimin me të gjitha institucionet

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se në mbledhje është diskutuar për një koordinim të mirë mes institucioneve.
Featured image of article: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta: Diskutuam për koordimin me të gjitha institucionet Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtar, ka treguar se çfarë ka diskutuar me kabinetin qeveritar dhe me drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme në vend. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se në mbledhje është diskutuar për një koordinim të mirë mes institucioneve.

Më tej Kreu i Shtetit shprehet se kanë shprehur mbështetjen për prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës pas kësaj katastrofe natyrore.

REAGIM I PLOTË

Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vjen 6 ditë pas tërmetit shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment