Aktualitet

Mbërrin në Rinas avioni me 110 shqiptarë, riatdhesohen të ardhurit nga Roma, 80 persona nisen drejt Italisë

Si gjithë të ardhurit nga jashtë, 110 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Shqiptarët kanë paguar edhe biletën e avionit gjithashtu.
Featured image of article: Mbërrin në Rinas avioni me 110 shqiptarë, riatdhesohen të ardhurit nga Roma, 80 persona nisen drejt Italisë
Përditësuar:

TIRANË– 110 shqiptarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Itali për shak të koronavirusit, kanë ardhur në Shqipëri. Mësohet se avioni me shqiptarët ka mbërritur në Rinas dhe është bërë i mundur riatdhesimi i 110 shtetasve.

Si gjithë të ardhurit nga jashtë, 110 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Shqiptarët kanë paguar edhe biletën e avionit gjithashtu.

Mëngjesin e sotëm janë riatdhesuar edhe 45 shqiptarë nga Turqia, Ndërsa më planin e parë janë riatdhesuar 1379 shqiptarë të bllokuar në Europë. Nga Rinasi, u dërguan në Itali 80 persona ditën e sotme. Në ditët në vijim dio të ketë riatdhesime nga Milano.

Dy ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar mënyrën sesi do të bëhet riatdhesimi i shqiptarëve që kanë ngelur nëpër vendet e ndryshme të botës. Balluku tha se qytetarët që do të kthehen nga jashtë do të paguajnë 7 euro në ditë për ushqimin, ndërsa fjetjen do e paguajë shteti. Ministrja sqaroi gjithashtu se bileta e avionit ka kosto të ndryshme në varësi të vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment