Aktualitet

Mbërrijnë 24 mijë e 40 vaksina anti-Covid në Rinas, janë Pfizer dhe Astrazeneca

Sipas Manastirliut, 14 mijë e 40 doza janë të llojit Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian.
Featured image of article: Mbërrijnë 24 mijë e 40 vaksina anti-Covid në Rinas, janë Pfizer dhe Astrazeneca vaksina anti-covid

TIRANË– Një tjetër ngarkesë vaksinash ka mbërritur në Shqipëri. 24 mijë e 40 vaksina anticovid kanë zbritur sot në aeroportin ‘Nënë Tereza’. sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas Manastirliut, 14 mijë e 40 doza janë të llojit Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian.

10 mijë dozat e tjera janë të llojit Astrazeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tone.

“24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë.  1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç,”- shkruan Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në total kanë mbërritur 1 milion e 103 mijë e 690 doza vaksinazh. Në dy ditët e ardhshme do të vaksinohen dhe qytetarët mbi 18 vjeç.

(F.m/dosja.al)

Shto Koment