Rajoni

Situata e COVID-19/ Maqedonia e Veriut zgjat për 6 muaj gjendjen e krizës 

Bëhet e ditur qeveria e ka miratuar  vendimin me kërkesë të Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës.  Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi deri më 19 dhjetor.
Featured image of article: Situata e COVID-19/ Maqedonia e Veriut zgjat për 6 muaj gjendjen e krizës  Foto ilustruese

MAQEDONI- Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj. Sipas medive vendase ky vendim është marrë në mënyrë që të shmanget sadopak përhapja e Covid-19.

Bëhet e ditur se qeveria e ka miratuar  vendimin me kërkesë të Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës.  Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi deri më 19 dhjetor.

Mësohet se nëse vendimi miratohet gjendja e krizës do të përfundojë më 30 qershor të vitit 2021.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata në Maqedoninë e Veriut sa vjen e përkeqësohet se ku ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të hënën janë regjistruar 29 viktima të reja me COVID-19 dhe 1.069 persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve brenda një ditë ka qenë  1.242.

(A.k.dosja.al)

 

Shto Koment