Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Mali i Zi bllokon kufijtë me Shqipërinë, policia: Kthehuni nëse jeni nisur, nuk kaloni dot
13 Mars 2020, 20:01Nga DOSJA
TIRANË– Policia Kufitare ka njoftuar të gjithë qytetarët se pala malazeze ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet me Shqipërinë pas futjes së Covid-19 në vendin tonë. Në një njoftim zyrtar thuhet se deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për shkak të koronavirusit. Madje edhe atyre që aktualisht janë nisur drejt Malit të Zi u kërkohet kthimi mbrapsht pasi nuk të lejohen të kalojnë. Ndërsa pika e Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit do të jetë e kalueshme.
Njoftimi i policisë
Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19. Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur.Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministria e Drejtëisë ka përgënjeshtruar lajmet se në burgje ka të infektuar me Covid-19. ne një reagim zyrtar, thuhet se asnjë prej të burgosurve ...
TIRANË– Turqia, e gjendur mes Europës dhe Kinës, ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, është më pak e prekur nga Covid-19. Deri më tani, Ankaraja zyrta...
TIRANË– Ministria e Financave ka bërë publike të gjitha numrat e telefonit dhe adresat elektronike, të cilat do të jenë në dispozicion të të gjithë q...
DURRËS– Koshat e mbeturinave në qytetin e Durrësit janë tejmbushur. Në foton e mëposhtme shihet se si mbeturinat janë pothuajse gati të derdhen, gjë ...
RRËSHEN– Katedralja e Rrëshenit ka vendosur një banderolë prej cope në hyrje të saj, me anë të së cilës u bën thirrje të gjithë banorëve që të qëndro...
KOSOVË– Pas pranisë së veçantë publike në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj prishjes moderatori Adi Krasta merr një ftesë p...
Vendi është në ndalim qarkullimi dhe masa ekstreme kundër përhapjes së koronavirusit, por kjo si ka penguar disa vlonjatë të dalin për plazh. Policia e ushtria ...
FIER- Bashkia Fier njofton se familja e Eduart Sulos nga Zogu i Zi në Dërmënas të këtij qarku është prekur nga koronavirusi. Në një njoftim në rrjetet sociale, ...
BERAT– Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat,E...
EUROPË– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se tanimë kontinenti i Europës është kthyer në qendrën e pandemisë së koronavirusit.Sipas OBS...