Aktualitet

Furgoni del nga rruga dhe përfundon në lulishte, humb jetën 50-vjeçarja në Lushnje, arrestohet 22-vjeçari(EMRI)

Aksident i rëndë në Lushnje. Makina del nga rruga dhe përplas 3 persona të një familje. Humb jetën Teuta Aliçkolli, 50-vjeç. Arrestohet shoferi 22-vjeçar.
Featured image of article: Furgoni del nga rruga dhe përfundon në lulishte, humb jetën 50-vjeçarja në Lushnje, arrestohet 22-vjeçari(EMRI) Foto ilustruese

Lushnje- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje mbrëmjen e djeshme.  Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 persona.

Mjeti ka përfunduar në një lulishte, duke shkatërruar edhe bordurën e rrugës ndërsa ka shkaktuar 1 viktimë dhe 2 të plagosur.

Nga aksidenti ka humbur jetën Teuta Aliçkolli, 50-vjeç, Ani Aliçkolli djali i saj është në gjendje të rëndë dhe burri Alfred Aliçkolli jashtë rrezikut.

Viktima ishte duke qëndruar në lulishte së bashku me djalin në momentin që furgoni erdhi me shpejtësi dhe e zuri poshtë. 50-vjeçarja u transportua me shpejtësi në spital por nuk mundi të shpëtonte.

Autori është një 22-vjeçar me iniciale A.H që është arrestuar menjëherë nga policia. Ai ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Policia ka nisur hetimet për këtë aksident të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A.H, 22 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 10.08.2019, rreth orës 23:10, në lagjen “Skënder Libohova”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e qytetit.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja T.A, 51 vjeçe, dhe është dëmtuar bashkëshorti i saj, shtetasi F.A, 54 vjeç dhe djali i tyre Q.A, 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte.

Shtetasi F.A dhe Q.A ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment