Aktualitet

“Mafia po qeveris vendin”, gazetari gjerman flet pas publikimit të përgjimeve të “Bild”

  • ‘BILD u ble!’/ Gazetari gjerman “hakmerret” ndaj Ramës, i publikon 6 audiopërgjimet
  • 6 përgjimet e BILD/ Astrit Avdyli bën ligjin në Durrës, lidhjet me Ramën e Dakon (E PLOTË)
  • Gazetari Peter Tiede i cili publikoi 6 përgjimet për Vangjush Dakon dhe Astrit Avdylajn është shprehur se në Shqipëri mafia po qeveris vendin.
    Featured image of article: “Mafia po qeveris vendin”, gazetari gjerman flet pas publikimit të përgjimeve të “Bild” Gazetari Peter Tiede
    Përditësuar:

    Gjermani- Pas publikimit të përgjimeve të gazetës gjermane Bild ka reaguar edhe gazetari Peter Tiede, i cili publikoi bisedat.  Ai ka theksuar se në Shqipëri mafia po qeveris vendin.

    Gazetari shprehet se Astrit Avdylaj të cilin e quaj baron të trafikut të kokainës është liruar pasi sipas tij të mëdhenjtë në Shqipëri duan të jenë të lirë.

    Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.”, shprehet ai. 

    Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339/1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.(lexo këtu)

    Reagimi i gazetarit Peter Tiede: 

    Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafian ble votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Deri më sot të pabërë publike.

    Baroni i drogës, që shfaqet në audiopërgjim u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej. Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Përshtypja ime: Ajo e qeveris vendin.

    Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

    Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

    Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë.

    J.V/Dosja.al

     

    Shto Koment