Politike

Lleshaj dhe Veliu takim me oficerët e FRONTEX në Kapshticë, ministri: Shqipëria po përfiton

Sandër Lleshaj dhe Ardiu Veliu takim e oficerët e FRONTEX në Kapshticë. Lleshaj: Prej këtij bashkëpunimi Shqipëria po përfiton shumë për fluksin e paligjshëm të emigrantëve.

Korçë- Ditën e sotme Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu kanë zhvilluar një takim sot me oficerët e Frontex në pikën kufitare të Kapshticës.

Në fjalën e tij ministri Lleshaj theksoi se bashkëpunimi me FRONTEX është i rëndësishëm për Policinë shqiptare, jo vetëm në menaxhimin flukseve migratore e luftën kundër trafiqeve. Sipas tij Shqipëria po përfiton shumë nga ky aksion.

Me kënaqësi të veçantë vizitova sot Pikën Kufitare të Kapshticës, ku së bashku me oficerët dhe punonjësit e tjerë të Policisë Shqiptare kryejnë shërbim edhe oficerë policie të FRONTEX nga shumë vende europiane. Bisedova me ta dhe kontaktova me kënaqësi se niveli i bashkëpunimit është shumë i lartë, efektiviteti i punës së tyre është i lavdërueshëm. Prej këtij bashkëpunimi Shqipëria po përfiton shumë. Po përfiton në radhë të parë eksperiencë të jashtëzakonshme nga përvoja e Policive të ndryshme europiane, të cilat janë aktive në këtë operacion, por po ashtu Shqipëria po përfiton mbështetje të madhe në menaxhimin e kufijve të saj.  Ky operacion, i pari që FRONTEX zhvillon në një vend jashtë BE-së, është një shans i mirë për të treguar nivelin e përgatitjes së Policisë shqiptare, pjekurinë e saj për të bashkëpunuar në nivel europian. Kjo e gjitha është në funksion të përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian“, tha ai

Operacioni i FRONTEX përmban 50 oficerë dhe pajisje logjistike të cilat janë vendosur në pikat kufitare. Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

J.V/Dosja.al

Shto Koment