Aktualitet

Lirohet nga burgu Xhevi Dervishi, sekseri i pedagogut në Korçë që merrte para për provimet: Jam sëmurë

Mësohet se Gjykata e Korçës ka dhënë masën ‘arrest shtëpi’ për Dervishin, i cili ndërmjetësonte lidhjen e studentëve që donin të merrnin notë kaluese me pedagogun Alket Dino.
Featured image of article: Lirohet nga burgu Xhevi Dervishi, sekseri i pedagogut në Korçë që merrte para për provimet: Jam sëmurë Xhevi Dervishi
Përditësuar:

KORÇË– Xhevi Dervishi, pedagogu që lunate rolin e seksrit në skemën e korrupsionit në Universitetin e Korçës, ka lënë qelinë. Mësohet se Gjykata e Korçës ka dhënë masën ‘arrest shtëpi’ për Dervishin, i cili ndërmjetësonte lidhjen e studentëve që donin të merrnin notë kaluese me pedagogun Alket Dino.

Shkak për këtë ndryshim mase, mësohet se është bërë gjendja shëndetësore e Dervishit, i cili me anë të avokatit ka rrëfyer para trupit gjykues se është sëmurë. Ndërsa pedagogu Alket Dino vijon të qëndrojë në burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai akuzohet se në këmbim të 50 mijë lekëve të reja, u jepte studentëve të tij notën kaluese. Ndërmjetësuesi ishte Dervishi, që merrte pjesën e tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment