Aktualitet

I blinduar me policë dhe me një dorë të prangosur, Kostandin Xhuvani i jep lamtumirën të atit (Foto)

Djali i regjisorit të ndejrë është paraqitur sot pranë varrit të të atit për t’i dhënë përshëndetjen e fundit.
Featured image of article: I blinduar me policë dhe me një dorë të prangosur, Kostandin Xhuvani i jep lamtumirën të atit (Foto) Kostandin Xhuvani në varrimin e të atit
Përditësuar:

TIRANË– Kostandin Xhuvani u lirua sot nga burgu me leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Gjergj Xhuvani.

Xhuvani është paraqitur në varreza i blinduar me forca policie. Njërën dorë ai shihet se e ka të prangosur dhe të lidhur me dorën e një efektivi policie.

Edhe pse i dënuar për vrasjen e katër personave, djali i regjisorit të ndjerë ka pasur sot mundësinë të shkojë dhe t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij, që ndërroi jetë në Itali vetëm pak ditë më parë.

Trupi i pajetë i Gjergj Xhuvanit ka mbërritur sot paradite në aeroport, ku është pritur nga familjarët.

Po kush ishte Gjergj Xhuvani?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjergj Xhuvani, regjisor, skenarist dhe producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”.

(A.B/F.M. Dosja.al)

Shto Koment