Aktualitet

Lirohen 1500 m2 plazh i zaptuar në Golem, procedohen 3 punonjësit e bashkisë dhe 3 biznesmenë (VD)

Vijon operacioni "Plazh i lirë". Lirohen 1500 m2 plazh i zaptuar në Golem. Procedohen 3 punonjësit e bashkisë dhe 3 biznesmenë.

Kavajë-  Në sajë të operacionit “Plazh i lirë” janë liruar në Golem 1500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.  Sipas policisë janë proceduar  tre pronarë subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Mospagim i taksave” dhe “Pushtimi i tokës”.

Po kështu janë proceduar  penalisht edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë për ‘shpërdorim detyre’.

Njoftimi i policisë:

Golem, Kavajë

Vijon operacioni “Plazh i lirë”

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Lirohen 1500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme

Sekuestrohen 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapsirat publike.

Procedohen tre pronarë subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Mospagim i taksave” dhe “Pushtimi i tokës”

Procedohen penalisht edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë për shpërdorim detyre.

Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ushtruar kontroll në subjektet që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit në plazhin e Golemit në Kavajë.

Nga ky kontroll rezultoi se 3 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës së plazhit (rërës), pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. F., B. Ç. dhe M. B., administratorë të këtyre subjekteve.

Po gjatë operacionit Policia procedoi penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, 3 zyrtarë të Bashkisë, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht shtetasit:

P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë.

M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë

Q. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë.

Operacioni vijon.

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Lirohen 1500 m2 plazh i zaptuar në Golem, procedohen 3 punonjësit e bashkisë dhe 3 biznesmenë (VD)

  1. ….ndersa ne plazhin e Durresit ne Porto Romano,mgjs erdhen punonjes te tatimeve dhe te policise, asnje centimeter plazh nuk u lirua.I gjithe plazhi eshte zaptuar nga individe, te cilet vec u mbledhin qytetareve leket per shezllonet, dhe asnje qindarke nuk e paguajne ne arken e shtetit.Ata qe nuk kane mundesi te paguajne duhet te ikin mekm larg per te shijuar plazhin.Kjo eshte Shqiperia qe dua(m)n!

Shto Koment