Aktualitet

Lihen në fuqi masat aktive, vijon mbyllja e vendit në orën 20:00

VIDEO
Komiteti la në fuqi të njëjtat masa për mbylljen e vendit, duke lënë në fuqi orën 20:00 për mbylljen e vendit.
Featured image of article: Lihen në fuqi masat aktive, vijon mbyllja e vendit në orën 20:00

TIRANË– Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë në lidhje me masat anti-Covid. Komiteti la në fuqi të njëjtat masa për mbylljen e vendit, duke lënë në fuqi orën 20:00 për mbylljen e vendit.

Masat që mbeten në fuqi:

Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00. 

Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

 Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.


LAJM KRYESOR: Sërish! Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 për dy javë të tjera, apel politikanëve: Respektoni masat, s’lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

(f.m/dosja.al)

Shto Koment