Aktualitet

Lejuan kultivimin e kanabisit, arrestohen 7 kryepleq në fshatrat e Durrësit dhe Krujës

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se të arrestuarit, akuozhen se kanë lejuar që të kultivohet kanabis në fshatrat, të cilët i administronin ata vetë. 
Featured image of article: Lejuan kultivimin e kanabisit, arrestohen 7 kryepleq në fshatrat e Durrësit dhe Krujës Foto ilustruese

DURRËS– Shtatë kryepleq të fshatrave të Durrësit dhe të Krujës janë vënë në pranga, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se të arrestuarit, akuozhen se kanë lejuar që të kultivohet kanabis në fshatrat, të cilët i administronin ata vetë. 

Konkretisht janë vënë në pranga: O. K., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, S. V., A. P., G. F., M. H., A. B. dhe S. S., me detyrë kryepleq të fshatrave Cudhi Zall, Bruz Zall, Shkretë, Cudhi Kampt, Bruz Mal dhe Mafsheq, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kryer detyrën sipas ligjit, për të informuar Policinë për kultivimin e bimëve narkotike në zonat që ato mbulojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi nga policia e Durrësit 

Vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun e Durrësit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen 2 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Procedohen penalisht 7 kryepleq në fshatrat e Durrësit dhe Krujës dhe kryetari i Njësisë Administrative Cudhi, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit masiv të territorit, në fshatin Vardardhë, Njësia Administrative Sukth, në një ambient të hapur, kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 43 vjeç dhe H. H., 34 vjeç, banues në Vardardhë, Sukth. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Q. D., me detyrë kryeplak i fshatit Vardardhë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Po gjatë kontrollit të territorit, janë evidentuar disa raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u proceduan penalisht shtetasit: O. K., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, S. V., A. P., G. F., M. H., A. B. dhe S. S., me detyrë kryepleq të fshatrave Cudhi Zall, Bruz Zall, Shkretë, Cudhi Kampt, Bruz Mal dhe Mafsheq, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kryer detyrën sipas ligjit, për të informuar Policinë për kultivimin e bimëve narkotike në zonat që ato mbulojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment