Aktualitet

Lajm i keq për Mihal Kokëdhimën, Gjykata e Apelit le në fuqi masën “arrest me burg”

Biznesmeni Kokëdhima u arrestua pas dhunës së turistëve, ndërsa akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Featured image of article: Lajm i keq për Mihal Kokëdhimën, Gjykata e Apelit le në fuqi masën “arrest me burg” Mihal Kokedhima

VLORË– Gjykata e Apelit në Vlorë lë në fuqi masën “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën. Pronari i restorant “Panorma” në Porto Palermo, apeloi masën e vendosur nga gjykata e Shkallës së Parë, por duket se gjykata nuk është bindur për t’i lehtësuar masën e sigurisë.

Biznesmeni Kokëdhima u arrestua pas dhunës së turistëve, ndërsa akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy javë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”,  Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Më 18 Gusht  biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment