Politike

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, reagon Presidenca: Nuk do të njohim asnjë lloj vendimi!

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta
Featured image of article: Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, reagon Presidenca: Nuk do të njohim asnjë lloj vendimi! Salla e seancës plenare

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme plenare ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ngritja e Komisionit për Hetim është votuar nga deputetët me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim. Emrat e deputetëve kundër janë: Lefter Maliqi, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri , Adriatik Alimadhi, Elda Hoti, Artur Roshi ndërsa Ralf Gjoni ka abstenuar.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar menjëherë ku ka thënë se nuk do të njohin asnjë lloj vendimi për shkarkimin e Presidentit.

Blushi ka shtuar se çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komisioni Hetimor pritet që brenda një muaji të shqyrtojë të gjitha argumentat e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit Meta.

Me miratimin e fundit, Kuvendi i ka hapur rrugë për herë të dytë një Komisioni Hetimor që të hetojë lidhur me shkeljet e pretenduara nga 49 deputetë të mazhorancës të cilët akuzojnë Metën se ka dalë jashtë kompetencave dhe ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetari i këtij komisioni është Alket Hyseni, ndërsa nënkryetar  është Myslim Murrizi. Sekretare është Klotilda Bushka dhe anëtarë të tjerë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe  Arlind Çarçani.

(kle.mu/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment