Aktualitet

Kthesë në dosjen e ekzekutimit të ish-policit Malko, SPAK kërkon ndryshimin e akuzës, Blendi Teta duhet të dënohet për vrasje për hakmarrje

Vëzhguesi" i Klanit Duka nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa gjykata vendosi shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë më 03 nëntor. 
Featured image of article: Kthesë në dosjen e ekzekutimit të ish-policit Malko, SPAK kërkon ndryshimin e akuzës, Blendi Teta duhet të dënohet për vrasje për hakmarrje Santiago Malko dhe Blendi Teta

TIRANË- Blendi Teta, i arrestuari i skuadrës prej 9 personash që akuzohen për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko, tashmë është në situatë të re. Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkon ndryshimin e akuzës për Tetën, nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tetës i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë ankimim për ndryshimin e veprës penale për të cilën akuzohet. “Vëzhguesi” i Klanit Duka nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa gjykata vendosi shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë më 03 nëntor.

SPAK mbylli hetimet për Blendi Tetën më 2 tetor 2020 dhe dërgoi në gjykatë dosjen me akuzën e “vrasjes me paramendim” kryer nga grupi i strukturuar kriminal. Ai është nga pjesëmarrësit në vrasjen e ish-policit më 27 gusht 2019.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment