Rajoni

Izolohet Albin Kurti, dyshohet se është infektuar me Covid-19 pas një kontakti: Po pres përgjigjen e testit

Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti, i cili me anë të një statui në profilin e tij në Facebook, shkruan se i janë marrë mostrat dhe është në pritje të analizave.
Featured image of article: Izolohet Albin Kurti, dyshohet se është infektuar me Covid-19 pas një kontakti: Po pres përgjigjen e testit Albin Kurti

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është vetëizoluar, pasi dyshohet se është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti, i cili me anë të një statui në profilin e tij në Facebook, shkruan se i janë marrë mostrat dhe është në pritje të analizave.

Sipas Kurtit, karantinimi ka ardhur pasi një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19.  Kryeministri ka pasur kontakt me këtë të fundit, dhe për pasojë është në izolim, ku do të ndjekë nga larg detyrat e tij si kryeministër. 

Statusi i plotë 

Të dashur qytetarë, Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE. Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë. Ju faleminderit.

Një ditë më parë, vetë Kurti publikoi disa foto ku kishte dalë të bënte pazaret. I maskuar dhe me doreza, kurti u pa teka futej në supermarket për të bërë blerje dhe në furrën e bukës.

Tashmë numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 870, por dhe pacientët e shëruar po shtohen dita-ditës. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment