Politike

Kryeministri Edi Rama tregon ngjarjen e hidhur: Dje vdiq vëllai i një shokut tim…ishte i ri, por virusi i bëri gjëmën

VIDEO
Teksa ndodhej në Durrës, ku në shkollën e fiskulturës zhvilloi një bashkëbisedim mbi mënyrën e zhvillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri tha se virusi bën gjëmën tek disa persona, ndërsa tek disa të tjerë, kalon pa u ndjerë.
Featured image of article: Kryeministri Edi Rama tregon ngjarjen e hidhur: Dje vdiq vëllai i një shokut tim…ishte i ri, por virusi i bëri gjëmën Edi Rama, kryeministër

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me një ngjarje të trishtë. Teksa ndodhej në Durrës, në shkollën e fiskulturës, ku zhvilloi një bashkëbisedim mbi mënyrën e zhvillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri tha se virusi bën gjëmën tek disa persona, ndërsa tek disa të tjerë, kalon pa u ndjerë.

Këtu, Rama shtoi se vëllai i një shokut të tij, kishte humbur jetën një ditë më parë, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vëllai i një shokut tim humbi jetën, ishte i ri nuk ishte në moshë të madhe. Askush nuk e përcakton se si dhe pse virusi bën gjemën te dikush dhe kalon pa u ndjerë fare diku tjetër,”- tha Rama ndër të tjera. 

Më tej, kryeministri foli për kushtet e reja në të cilat do të zhvillohet mësimi, tashmë që jemi në kohë pandemie.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment