Politike

Kryemadhi takim me Bashën, kryetarja e LSI-së: Do vijojë aksioni opozitar, të largojmë Ramën

Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës për aksionin opozitar. Kryemadhi: Aksioni opozitar do të vijojë, të largojmë Ramën.
Përditësuar:

Tiranë- Mëngjesin e sotëm Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka shkuar në selinë blu, ku zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Mësohet se takimi u bë për krizën politike në vend dhe aksionin opozitar.

Pas takimi Kryemadhi u shpreh se do të vijojë aksioni opozitar për largimin e Ramës si kryeministër.

“Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve. Jeni në të njëjtën situatë. Aksioni opozita do të vijojë. Nuk është kushti i opozitës që të largohet Rama, por i shqiptarëve. E rëndësishme është që çdo shqiptar proteston çdo ditë. Shqiptarët po protestojnë edhe për ujin”, u shpreh Kryemadhi.

Ditën e nesërme Basha do të takohet me aleatët e vegjël opozitar.Ende vijon kriza politike në vend. Opozita ka bojkotuar parlamentin, maxhoranca vijon punën. Opozita paralajmëron për protesta. Dy ditë më parë nisi punimet kuvendi, ndërsa dje u përcaktua Plani Hetimor në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Nga ana tjetër presidenti bën thirrje se kriza zgjidhet vetëm me futjen e vendit sërish në zgjedhje.

J.V/Dosja.al

  • Kriza politike, zyrtari i DASH sot takim me Ramën, Bashën dhe Kryemadhin (AXHENDA)
  • Shto Koment