Aktualitet

Kris arma në Tropojë, plagoset punonjësi i Policisë pas një sherri për motive pronësie (DETAJE)

Në një njoftim për mediat Policia e Tropojës bën me dije konflikti ka qenë për motive pronësie dhe efektivi është qëlluar me pistoletë. 
Featured image of article: Kris arma në Tropojë, plagoset punonjësi i Policisë pas një sherri për motive pronësie (DETAJE) Foto ilustruese

TROPOJË– Një konflikt i çastit me një banori në fshati Bujan dhe një punonjësi të Policisë së Shtetit ka përfudnuar me plagosjen e këtij të fundit. Në një njoftim për mediat Policia e Tropojës bën me dije konflikti ka qenë për motive pronësie dhe efektivi është qëlluar me pistoletë. 

Bëhet me dije se R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

“Më datë 15.07.2020, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment