Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Lindita Ziguri. ONM kërkon ankimimin në KPA: T’i rihetohet pasuria

Ziguri ka kaluar fazën e parë të Vettingut, ndërkohë sipas një njoftimi zyrtar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kërkon ankimimin e vendimit në KPA.
Featured image of article: KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Lindita Ziguri. ONM kërkon ankimimin në KPA: T’i rihetohet pasuria Foto Ilustruese

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,  ka konfirmuar në detyrë Lindita Zgurin, prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

Ziguri ka kaluar fazën e parë të Vettingut, ndërkohë sipas një njoftimi zyrtar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kërkon ankimimin e vendimit në KPA.

Mësohet se ONM kërkon vendim ndryshe nga KPA për prokuroren Ziguri dhe se përfundimtari do të jepet në KPA në rast se Komisioneri Publik e kalon për ankimim.

NJOFTIMI ZYRTAR

31.3.2021

Në datën 12.1.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Lindita (Male) Ziguri me detyrë prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi nr. 332, datë 12.1.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë, më datë 30.3.2021.

Më datë 31.3.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment