Aktualitet

KPK shkarkon nga detyra Genc Qanën, zëvendësprokuror i Prokurorisë së Tiranës

Vendimi u dha ditën e sotme nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me anëtarë Etleda Çiftja dhe relatore Xhensila Pinen.
Featured image of article: KPK shkarkon nga detyra Genc Qanën, zëvendësprokuror i Prokurorisë së Tiranës Prokurori Genci Qana (djathtas)

TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës , Genc Qana.

Vendimi u dha ditën e sotme nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me anëtarë Etleda Çiftja dhe relatore Xhensila Pinen.

Prokurori Qana ‘ngeci në rrjetën’ e vettingut pasi u përball në KPK me dyshime mbi burimin e ligjshëm për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokurori Genc Qana ka qenë numri dy i Prokurorisë së Tiranës në kohën që organi i akuzës drejtohej nga Ina Rama dhe ka marrë sërish të njëjtin post në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Arta Marku. 

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment