Aktualitet

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë prokurori i Tahirit dhe dosjes “339″, Vladimir Mara

  • Prokurori i dosjes “339” Vladimir Mara para Vettingut, pyetja e përfaqësuesit të ONM-së që e “zuri ngushtë”
  • Vladimir Mara prokurori i çështjeve të bujshme është konfirmuar në detyrë nga KPK-ja. Mara është prokuror i dosjes "339" dhe prokuror i çështjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
    Featured image of article: Vettingu/ Konfirmohet në detyrë prokurori i Tahirit dhe dosjes “339″, Vladimir Mara Prokurori Vladimir Mara

    Tiranë- KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e dosjes “339”, Vladimir Marën.  Theksojmë se Vladimir Mara është me detyrë Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

    Trupa e cila gjykoi prokurorin Mara përbëhet nga Pamela Qirko, Firdes Shuli, Alma Faskaj. Hetimi është bërë për të tri shtyllat,konkretisht ai ndaj pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës, në të cilat nuk është gjetur asnjë shkelje.

    Kush është Vladimir Mara:

    Vladimir Mara, një ndër 25 aplikantët për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Vladimir Mara është njëri prej prokurorëve që po hetojnë dosjen voluminoze 339, e cila hedh dritë ndër të tjera edhe për implikimin e personazheve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Po kështu Mara është e prokuror i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

    Relatimi i KPK

    Mara ka qenë: OPGJ në Korçë nga 2000-2003. Në janar 2004-2008 ka kryer mbajtur postin si OPGJ tek Krimet e Rënda, ndërsa në harkun kohor 2008-2016, ka qenë prokuror në Durrës. Që prej vitit 2016, ka mbajtur postin e Prokurorit tek Krimet e Rënda. Për pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë. Nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit. Kursimet e tija dhe të bashkëshortes janë në vlerën 950 lekë. KPK thotë se subjekti dhe bashkëshortja kanë burime për ta justifikuar këtë kursim. Sipas vlerësimit nga Komisioni vlera ka një kosto prej 12 mln lekë. Pasuria është krijuar nga babai i subjektit, ndërsa Mara është kontribuues në një pjesë të caktuar. Në lidhje me të ardhurat, subjekti ka paraqitur dokumentacion për pagesat dhe transfertat e kryera nga vëllezërit e tij në Angli dhe Greqi, dërguara babait të tij.

    Subjekti i ka dhënë babait 1 mln lekë kontribut. KPK vlerëson se ka pasur mundësi.

    – automjet “Mercedes” e vitit 2001 me vlerë 600 mijë lekë. Subjekti deklaron se 477 mijë lekë i ka siguruar nga dëmshpërblimi i një kompanie 477 “I sha” për dëmtimin e një mjeti tjetër në vitin 2011 “Land Rover”, që e ka pasur në përdorim. Shuma tjetër prej 200 mijë lekësh është kursim nga pagat.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Për automjetin “Land Rover” me targa angleze, i dhënë në përdorim nga kushëriri i tij. Komisioni çmoi se shtetasi D.M. (ish pronari i makinës) merr statusin e personit të lidhur.Subjekti ka paraqitur dokumentacion shpjegues.

    – kredi konsumatore për blerje pajisjesh elektro-shtëpiake 77 mijë lekë. Kjo dhe 3 të tjera me 200 mijë lekë në total nuk janë deklaruar në ILDKP.

    Në 2010-2015 subjekti ka pasur të ardhura për t’i shlyer.

    Për figurën

    DSIK vlerëson të përshtatshëm Marën për vijimim e detyrës.

    Për aftësitë profesionale KLP ka përcjellë raport pozitiv për Marën. KPK hetoi mbi problematiken e hasur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës për ekstradimin e Nezar Seitit. Pra kandidati për në SPAK del i pastër në të tre drejtimet.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment