Aktualitet

Probleme me pasurinë dhe kontakte me të dënuar, KPA-ja lë në fuqi shkarkimin e numrit dy të Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti

Sipas njoftimit zyrtar, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, bazuar në nenin Dh, pika 3 dhe 4 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 2 dhe 3, si dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi që të lërë në fuqi vendimin e marrë në vitin 2018 për Kurtin, shkarkimin e tij.
Featured image of article: Probleme me pasurinë dhe kontakte me të dënuar, KPA-ja lë në fuqi shkarkimin e numrit dy të Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti
Përditësuar:

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vnedimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e numrit dy të Prokurorisë së Tiranëd, Shoëtim Kurtin.

Sipas njoftimit zyrtar, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, bazuar në nenin Dh, pika 3 dhe 4 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 2 dhe 3, si dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi që të lërë në fuqi vendimin e marrë në vitin 2018 për Kurtin, shkarkimin e tij.

Njoftimi i plotë

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin Dh, pika 3 dhe 4 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 2 dhe 3, si dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.06.2020.

Në vitin 2018, KPK-ja vendosi të shkarkojë Kurtin, pasi ky i fundit nuk e justifikonte pasurinë. Përveç problemeve me justifikimin e pasurisë, Kurtit iu gjetën edhe kontakte me persona të papërshtatshëm, me të dënuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment