Aktualitet

KPA e skanon sërish, flet Zaganjori: Si beng-bengu, le të provojnë, kam shtëpinë e ’97-ës

Zaganjori kërkoi që KPA të provojë dyshimet që ka ndaj tij. 

TIRANE- Kryetari i gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka folur për mediat në përfundim të seancës në KPA. Kryegjyqtari i Gjykatës së Lartë tha se procesi ndaj tij, është kthyer në një lloj “bang-bangu”. Zaganjori kërkoi që KPA të provojë dyshimet që ka ndaj tij. 

“Ky është një proces ligjor, respektoj ligjin, i pakënaqur ose jo. Jam në proces përpiqem të respektoj procesin. Është si Bang-Bang-u, unë jam fakte që banesa ku unë jetoj është si në 97-ën. Këto të provohen, siç provohen gjithnjë. Nuk është siç e prisnim.”-tha Zaganjori.

Zaganjori foli edhe për ngarkesën që ka tashmë gjykata e Lartë me dosjet e pashqyrtuara.

“Rregullimet e reja vijnë nga jashtë gjyqësorit. Unë bëj punën time të përditshme, kaq. Ka 32 mijë dosje që presin për t’u shqyrtuar në gjykatën e Lartë. Këshilltarët janë angazhuar për të shqyrtuar kërkesat urgjente, që kur të vijnë gjyqtarët t’i trajtojmë. Përpiqemi të bëjmë punën me sa mundësi kemi. Numra të saktë nuk të jap dot, por me masa sigurie bëhen disa qindra dosje urgjente. Me gjyqtarë të përkohshëm, kjo nuk zgjidhet, por këtë se bëj unë. Unë kam përshtypjen që KLGJ është  e angazhuar, por nuk njihem me punën e tyre”-tha ai. 

Kryetari i gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka dalë sot para KPA, pas ankimimit të Komisionierit Publik për vendimin e KPK. Zaganjori me 1 miliardë lekë pasuri, kaloi Vettingun. Sot merret vendimi final për të nga trupa e KPA.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment