Aktualitet

Korruptoi me 30 mijë € gjyqtarin Miri, gjykata jep masën “arrest me burg” për Gentian Dodën

Mes masën "arrest me burg" ka njohur sot Gjykata Gentian Dodën, i cili akuzohet se korruptoi me 30 mijë € gjyqtarin Shkëlqim Miri.
Featured image of article: Korruptoi me 30 mijë € gjyqtarin Miri, gjykata jep masën “arrest me burg” për Gentian Dodën Gentian Doda dhe gjyqtari Shkëlqim Miri

Tiranë- Tre ditë më parë është ekstraduar nga Britania e Madhe 41-vjeçari Gentian Doda, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri.  Gjykata ka njohur sot me masën “arrest me burg” Gentian Dodën, pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim.

Doda mendohet se i ka dhënë 30 000 euro gjyqtarit Miri, me qëllim ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Matit e cila në vitin 2001 e kishte dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri është rikthyer në Gjykatë. Prokurori Klodian Braho ka kërkuar konfiskimin e rreth 30 mln lekëve. Paratë Miri deklaroi se i kishte marrë hua nga të afërmit e tij për një operacion.

Kush është Gentian Doda

Për Dodën ka bërë edhe një shkrim “Daily Mail”, ku thuhet se ai hyrë dy herë ilegalisht dy herë në Angli dhe e cilëson atë si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Europë.

Daily Mail shkruan se Gentian Doda është një vrarsës i dyfishtë. Para se të arrestohej ka qenë një nga 16 personat më të kërkuar në Europë. Ai ka jetuar në Britani për 13 vite dhe ishte i pajisur me pasaportë angleze. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment