Aktualitet

Koronavirusi i mori jetën, sillet nga Athina trupi i pajetë i shqiptarit, i futur në arkivol frigoriferik

I futur në një arkivol frigoriferik, trupi i pajetë është futur në Shqipëri nga Kakavija, i pa shoqëruar nga asnjë familjar.
Featured image of article: Koronavirusi i mori jetën, sillet nga Athina trupi i pajetë i shqiptarit, i futur në arkivol frigoriferik Foto Ilustruese

ELBASAN– Trupi i pajetë i një 65-vjeçari që ka ndërruar jetë në Athinë, ka mbërritur sot në Shqipëri. Mësohet se i ndjeri me inicialet E.S., ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 në Athinë dhe është sjellë për t’u prehur në vendlindje.

I futur në një arkivol frigoriferik, trupi i pajetë është futur në Shqipëri nga Kakavija, i pa shoqëruar nga asnjë familjar.

Më pas, i ndjeri është marrë nga një agjensi funerale për t’u përcjellë në Elbasan. 65-vjeçari ishte rezident në Athinë. Ai kishte ndërruar jetë para tre ditësh për shkak të koronavirusit, ndërkohë që mësohet se vuante edhe nga sëmundje të tjera, bashkëshoqëruese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët, në Shqipëri kanë mbërritur edh trupat e pajetë të shqiptarëve, që vdiqën në Itali. Të rreshtuar, arkivolët u nisën nga Bari, për t’u pritur në Durrës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment