Aktualitet

Koronavirusi bën ‘kërdinë’ në burgun e Beratit, infekton 5 gardistë dhe dy të dënuar

Më herët, në këtë burg ka pasur edhe të dënuar të tjerë të infektuar që janë transferuar në burgun e Shënkollit, pasi ai është kthyer në një godinë Covid. Por, me rastet e sotme nuk dihet nëse do të ndodhë e njëjta gjë.
Featured image of article: Koronavirusi bën ‘kërdinë’ në burgun e Beratit, infekton 5 gardistë dhe dy të dënuar Foto ilustruese

BERAT– Pesë gardianë dhe dy të dënuar në burgun e Beratit janë infektuar me Covid-19. Mësohet se koronavirusi ka hyrë në këtë burg dhe ka futur frikën tek të dënuarit.

Më herët, në këtë burg ka pasur edhe të dënuar të tjerë të infektuar që janë transferuar në burgun e Shënkollit, pasi ai është kthyer në një godinë Covid. Por, me rastet e sotme nuk dihet nëse do të ndodhë e njëjta gjë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, pritet zëvendësimi i gardianëve dhe hetimi epidemiologjik. Në total në Shqipëri kanë humbur jetën 1040 persona nga Covid-19, 23 mijë e 216 persona janë të sëmurë aktivë, ndërsa 26 mijë e 381 të tjerë janë shëruar.

(f.m/dosja.al) 

Shto Koment