Aktualitet

“Ul shpejtësinë”, dy vëllezërit qëllojnë me armë në mes të Korçës pas kritikave dhe largohen

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al se vëllezërit Xoxi janë nxehur pasi një qytetar që po kalonte pranë tyre, me inicialet E.B., nën shoqërinë e të shoqes u ka kërkuar që të ulnin shpejtësinë e mjetit me të cilin po udhëtonin.
Featured image of article: “Ul shpejtësinë”, dy vëllezërit qëllojnë me armë në mes të Korçës pas kritikave dhe largohen Policia, foto ilustruese
Përditësuar:

KORÇË– Dy vëllezër të identifikuar si Vasjan dhe Krisjan Xoxi kanë qëlluar nga makina në ajër me armë zjarri duke përhapur panik në lagjen nr.8 të qytetit të Korçës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al se vëllezërit Xoxi janë nxehur pasi një qytetar që po kalonte pranë tyre, me inicialet E.B., nën shoqërinë e të shoqes u ka kërkuar që të ulnin shpejtësinë e mjetit me të cilin po udhëtonin.

Sapo kanë dëgjuar kritikën, dy të rinjtë kanë nxjerrë armën, kanë qëlluar në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nuk pati të lëdnuar nga plumbat, ndërkohë që dy autorët janë shpallur në kërkim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.B, është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij dhe më pas është lënë i lirë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment